Kosova
Kosova me hapësira karantine të gatshme
Qendra për Mbajtjen e të Huajve në Vranidoll të Prishtinës është vënë në dispozicion për t’u shndërruar në karantinë, në rast se në Kosovë evidentohet ndonjë rast pozitiv me COVID-19, tashmë e njohur si pandemia koronavirus. Rekomandimin për këtë e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë, tash e disa ditë.
12 dhoma të Qendrës për Mbajtjen e të Huajve në fshatin Vranidoll, në dalje të kryeqytetit, janë gati të shndërrohen në karantina, në rast se ndonjë banor në Kosovë rezulton me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë, para gati dy javësh, e ka rekomanduar Ministrinë e Brendshme dhe Administratës Publike në kuadër të së cilës ndodhet qendra, që një pjesë e objektit të shfrytëzohet për karantinë, në rast të shfaqjes së pandemisë COVID-19 në vendin tonë.
Pjesa e cila parashihet, që në rast nevoje të shndërrohet në karantinë, është ajo që deri më tani është shfrytëzuar për mbajtjen e grave dhe fëmijëve, shtetas të huaj, që janë zënë ilegalisht në Kosovë, shkruan reporteri, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











