Lajme
Kosova, me rritjen më të lartë ekonomike në rajon
Ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej rreth 3.9 për qind që, sipas Thaçit, është shumë më e lartë sesa ajo e vendeve të rajonit
Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim (MSA) do të ndikojë në përmirësimin e ambientit e të bërit biznes në Kosovë. Kështu ka thënë kryeministri Hashim Thaçi gjatë takimit të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.
Thaçi ka thënë se këtë vit Kosova pritet të shënojë rritjen ekonomike më të lartë në rajon. “Zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmirësimin dhe kompletimin e infrastrukturës së transportit, përmirësimin dhe kompletimin e infrastrukturës së energjisë, promovimin e inovacioneve përmes investimeve në teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit, si dhe mbrojtjen e ambientit”, theksoi ai.
Thaçi ka thënë më tutje se qeveria ka qenë shumë e suksesshme edhe në aspektin makroekonomik, përfshirë këtu stabilitetin dhe qëndrueshmërinë makrofiskale, shkruan koha.net Ai tha se gjatë vitit 2012, ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej rreth 3.9 për qind që është shumë më e lartë sesa ajo e vendeve të rajonit. Sipas tij, Kosova pritet që prapë të shënojë rritjen ekonomike më të lartë në rajon.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














