Lajme
Kosova me vulë apostile ndërkombëtare
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj u dorëzoi qytetarëve dokumentet e para me vulën apostile kosovare. Sipas tij, Kosova fitoi edhe një betejë ndërkombëtare
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka dhënë sot dokumentet e para me vulë apostile të lëshuar për herë të parë nga MPJ pas aderimit së Republikës së Kosovës në Konventën e Hagës për Heqjen e Kërkesës së Legalizimit të Dokumenteve publike të huaja.
Vendosjen e vulës apostile në dokumentet e qytetarëve të Republikës së Kosovës, ministri Hoxhaj e ka vlerësuar një ditë të veçantë, por edhe sfiduese për Kosovën.
“Kjo ka qenë një betejë e madhe që Kosova të jetë pjesë e kësaj konvente pasi që është dashur të sigurohen votat e shumë shteteve anëtare të kësaj konvente dhe kjo është dëshmia më e mirë që ne nuk bëjmë përpjekje që të anëtarësohemi vetëm në konventa dhe organizata ndërkombëtare por bëjmë përpjekje që ta ushtrojmë sovranitetin dhe ushtrimi i sovranitetit ka të bëj me binificione konkrete që qytetarët e Kosovës mund t’i përfitojnë”, ka deklaruar ministri Hoxhaj.
Me këtë rast ministri ka paralajmëruar se MPJ do të vazhdoj përpjekjet për anëtarësim edhe në konventa dhe organizata tjera me interes për qytetarët e Kosovës.
“Në të ardhmen ne do të aplikojmë edhe në konventa tjera meqë ne promovojmë një polikë të jashtme e cila i mbështet zhvillimet e brendshme, pra që ka të bëj me përmbushjen e kërkesave bazike të qytetarëve të Kosovës”, është shprehur ministri derisa ka falënderuar shtetet partnere që e kanë përkrahur Kosovën në anëtarësimin e Kosovës në Konventën e Apostile,
Përdorimi i vulës apostile që do të pranohet nga 83 shtete, sipas MPJ-së, nënkupton se qytetarët e Kosovës përveç se do të shpenzojnë buxhet më pak do të kursejnë edhe kohë, pasi që “vërtetësinë e dokumenteve publike që ju nevojiten për qëllime private apo biznesore, mund ta bëjnë në Departamentin për Çështje Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me përjashtim të dokumenteve të gjendjes civile si: certifikatë të lindjes, martesës etj, të cilat duhet të vërtetohen në Agjencinë e Regjistrimit Civil dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme”.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













