Kosova
Kosova merr masa për të parandaluar përhapjen e lisë së majmunëve

Edhe pse në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë me linë e majmunëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka përpiluar një dokument me rekomandime dhe masa për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje.
Në një njoftim për media, autoritetet shëndetësore deklaruan se situata po monitorohet nga afër.
Virusi nuk transmetohet lehtë sikurse COVID-19. Ekspertët besojnë se lia e majmunit përhapet nga kontakti i ngushtë lëkurë me lëkurë, me dikë që ka skuqje aktive.
Rasti i parë i lisë së majmunëve në Europë u konfirmua më 7 maj, te një individ i kthyer në Angli nga Nigeria.
Deri më tani, mbi 100 raste janë konfirmuar në pesë shtete europiane, Mbretëri e Bashkuar, Spanjë, Portugali, Gjermani dhe Itali.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Osmani: Mërgata është pasuria e Kosovës Në kuadër të qëndrimit të saj në Slloveni, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani takoi përfaqësues të...
-
Komente antishqiptare në “20 Minuten” për Alba festivalin, gazeta kërkon falje
-
Politikanët debatojnë mbi festivalin, në margjinat e Alba Festivalit
-
Simpoziumi i LMSHZ-së, një sukses që po tërheq vëmendjen e shumë mjekëve shqiptarë në Zvicër
-
Kurti: Po punojmë për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Përforcuesit e dytë: jo para vjeshtës në Zvicër Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) njoftoi të martën se vaksinat e dyta përforcuese për popullatën...
-
Pse kaq shumë emra foshnjash janë të ndaluara në Zvicër
-
Popullsia e Zvicrës është afër 9 milionë
-
85,000 punëtorë nga ky shtet udhëtojnë çdo ditë për në punët e tyre në Gjenevë
-
Zvicër: Infeksionet vazhdojnë të rriten ndjeshëm