Kosova
Kosova ndalon aktivitetet e shoqatave të mbështetura nga Katari
Katari në anën tjetër thotë se shoqatat kanë ushtruar aktivitetin në bazë të ligjit të vendit, në këto raste të vendeve të varfëra dhe të sapo dala nga konflikti i armatosur, shkruan albinfo.ch.
Autoritetet në Kosovë kanë ndaluar të gjitha aktivitetet e shoqatave dhe organizatave në vend të cilat financohen nga “Qatar Charity”. Siç shkruajnë mediat e gjirit, si english.alarabiya.net, ndalesa vjen si pasojë e evidencave të aktivitetit ilegal dhe financimit të terrorizmit, përcjell albinfo.ch.
Nga qeveria e Kosovës bëjnë me dije se supendimi vjen edhe si pasojë e “konfliktit të interesit mes aktiviteteve të këtyre shoqatave dhe interesit të Republikës së Kosovës.”
Katari në anën tjetër thotë se shoqatat kanë ushtruar aktivitetin në bazë të ligjit të vendit, në këto raste të vendeve të varfëra dhe të sapo dala nga konflikti i armatosur.
Ndalesa e këtillë nga Prishtina mund të ketë ardhur si pasojë e luftës diplomatike mes Katarit dhe vendeve tjera të Gjirit. Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet, Egjipti dhe Maldivet kanë bojkotuar ekonomikisht vendin e vogël por mjaft të pasur të Katarit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë












