Lajme
Kosova nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim doganor me Slloveninë
Kosova dhe Sllovenia kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim doganor, e cila ka për qëllim luftimin e evazionit fiskal nga mos deklarimi real i të dhënave për mallin që importohet përkatësisht eksportohet nga vendet tona.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka theksuar se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është pjesë e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me Ministrinë e Financave të Sllovenisë .
Marrëveshja, do të ndikojë edhe në shmangien e diskriminimit ndërmjet personave të huaj dhe atyre vendor qofshin ata persona juridikë apo fizikë.
Ministri i Financave, Bedri Hamza me ftesë të ministrit të Financave të Sllovenisë, Franc Krizhaniq, gjendet për vizitë zyrtare në Slloveni, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Doganave, Naim Huruglica dhe drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore, Behxhet Haliti.
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Shtohen dyshimet për zgjerimin e rrjetit rrugor në Zvicër Sipas kritikëve, zgjerimi i autostradave mund të nxisë rritjen e trafikut në afat të gjatë dhe... -
Kolonë 13 kilometra në hyrjen veriore të tunelit të Gotthardit -
Rezervuarët e Zvicrës në nivelin më të ulët në dy dekada -
Një kosovar 14-vjeçar arrestohet pas vjedhjes me thyerje në Wettingen -
Instruktorët vullnetarë u mësojnë azilkërkuesve të notojnë













