Lajme
Kosova pa një ligj për pensionet
13 vjet pas luftës po vazhdon pozita e vështirë materiale, shoqërore e sociale dhe shkelja e të drejtave të pensionistëve kontribut pagues në Kosovë, është thëhë në tryezën” Projektligji i Pensioneve – efektet dhe pasojat”, të organizuar nga Lidhja e Juristëve të Kosovës dhe Fondacioni “Friedrich Ebert”.
Në konferencën, është diskutua për mungesën e ligjit për pensionistët, duke fajësuar institucionet përkatëse të vendit, por edhe Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, që sipas panelisteve po e bllokojnë një ligj të tillë.
Kryetari i Partisë së Pensionistëve të Kosovës, Sahit Dragaj, mungesën e ligjit për pensione dhe 13 vjet pas luftës e ka quajtur si “sui generis”. Sipas tij, Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në botë që nuk ka ligj për pensione.
Ndërsa, kryetari i Lidhjes së Juristëve të Kosovës, Mazllum Baraliu, ka theksuar se sa i përket ligjit për pensione kjo shoqatë ka bërë atë që është e mundur, mirëpo sipas tij, FMN-ja dhe BB-ja po e pengojnë miratimin e tij.
Mosmiratimin e ligjit për pensione po e vuajnë më së shumti pensionistët, të cilët vazhdojnë të mbesin në gjendje të palakmueshme.
Sipas panelistëve, varianti i propozim-ligjit për skema pensionale të financuara nga shteti i kthyer në Qeveri nga kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 26 dhjetor 2011, është drafti më i dobët i ndonjë projektligji, që ndonjë herë është sjellë në Kuvend për miratim, raportojnë mediat kosovare.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran
Jeta në Zvicër
-
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër Oferta po zvogëlohet, ndërsa kërkesa për banim mbetet shumë e lartë... -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor -
Kostot e kujdesit shëndetësor në Zvicër po rriten më shpejt se mundësitë financiare të qytetarëve











