Lajme
Kosova, pjesë e fushatës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas
Kosova i është bashkuar fushatës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave që këtë vit në Kosovë shënohet nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor përmes aktiviteteve të ndryshme.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se dhuna ndaj grave duhet të çrrënjoset.
Në një ngjarje të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, që funksionon në kuadër të Zyrës së kryeministrit, për të shënuar nisjen e Fushatës ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Hoti tha se për të pasur një shoqëri të barabartë, duhet që gratë të fuqizohen edhe në aspektin ekonomik.
“Unë besoj që forma më e fuqishme e ndikimit afatgjatë dhe konsolidimit afatgjatë e pozitës së gruas në shoqëri është duke i pavarësuar ato ekonomikisht, financiarisht, duke i bërë kontribuuese të barabarta të ardhurave të familjes”, tha Hoti.
Në kuadër të Fondit për rimëkëmbje ekonomike, Hoti bëri të ditur se janë ndarë dy milionë euro, që do t’iu dedikohen bizneseve që udhëhiqen nga gratë, e që janë prekur nga pandemia.
“Është fakt gjithashtu që kemi diferenca të mëdha gjinore në tregun e punës që shkojnë një me katër, pra tre deri në katër herë meshkujt janë më të privilegjuar më të përfaqësuar në tregun e punës dhe kjo gjendje duhet të ndryshojë”, tha Hoti.
Ndërsa kryeshefja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, tha se kjo shumë e ndarë prej një milion eurosh nga qeveria do të shkojë për 115 çerdhe private, që udhëhiqen nga gratë.
Ndërkohë në orët e mbrëmjes, ndërtesa e Qeverisë, Kuvendit dhe e Presidencës së Kosovës dhe Katedrales “Shën Tereza”, janë ndriçuar me ngjyrë portokalli si pjesë e aktiviteteve të Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













