Kosova
Kosova po përballet me epidemi të gripi sezonal
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njoftojnë se vendi po përballet me epidemi të gripi sezonal.
Në mbledhjen e komitetit për Gripin Sezonal është konstatuar se një rast i vdekur me influencë A, pacienti ka pasur sëmundje kronike përcjellëse.
Në laboratorët e Qendrës Kombëtare të gripit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike deri më 22 shkurt janë testuar gjithsej 661 mostra të dyshimta me influencë, prej tyre 240 raste rezultojnë pozitive në influencën e tipit A, përcjell albinfo.ch.
IKSHP-ja thotë se mbeten në fuqi rekomandimet deritashme. Ndërsa kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit e Kosovës që tu rekomandojë të gjitha institucioneve arsimore që në rast se vërehet kur fëmijët dhe nxënësit kanë shenja dhe simptoma të gripit t’i shmangen kontaktit me nxënës të shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi.
Instituti Kombëtar apelon tek qytetarët që të kenë kujdes e mos të dalin në ambient të ftohtë, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorin sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti











