Kosova
Kosova pret përkrahje më të madhe për rininë nga Finlanda
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur ambasadoren e Republikës së Finlandës, Pia Stjernvall, me të cilën diskutoi për fushën e rinisë, me theks për Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), kryesimin e së cilës e ka Kosova, konkretisht ministri Gashi.
Ministri Gashi e falënderoi ambasadoren Stjernvall dhe përmes saj popullin dhe qeverinë finlandeze për ndihmën e deritanishme që ka dhënë shteti finlandez për Kosovën, sidomos në fushat që mbulon MKRS-ja, veçanërisht projektet dhe bashkëpunimin në fushën e rinisë.
Ministri Gashi, po ashtu, i sqaroi ambasadores Stjernvall se bashkëpunimi rajonal në fushën e rinisë është tejet i rëndësishëm ashtu që gjeneratat e reja të edukohen në një frymë më miqësore dhe në një respekt të ndërsjellë, duke mbizotëruar kësisoj mirëkuptimi dhe mirësjellja kundrejt lokalizmit dhe mosrespektit.
“Kosova mbetet e përkushtuar që rinia e saj të ketë bashkëpunim dhe mirëkuptim me të rinjtë e rajonit. Pres edhe përkrahjen e shtetit të Finlandës në këtë drejtim, sidomos në avancimin e infrastrukturës ligjore”, tha mes tjerash ministri Gashi.
Ambasadorja Stjernvall e njoftoi ministrin se Republika e Finlandës do të marrë kryesimin e Bashkimit Evropian dhe me këtë rast do të ketë një bashkëpunim dhe përkrahje më të madhe për Kosovën, sidomos në fushat që mbulon ministria.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa Shërbimi hekurudhor në linjën Bern–Thun është aktualisht i ndërprerë. Shkak është një aksident personal midis stacioneve... -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër













