Sport
Kosova pret pranimin në FIFA
Kosova përsëri në ankth. Pasi dhjetë ditë më parë u pranua në UEFA, me shumë vështirësi, Kosova pritet të pranohet në FIFA, shkruan albinfo.ch.
Në Kongresin e 66-të të FIFA-s që do të mbahet në Meksikë, Kosova është në agjendën e ditës, dhe 13 maji pritet të jetë një datë shumë e rëndësishme për futbollin kosovar. Delegacioni i Kosovës është shumë optimistë se pranimi do të ndodhë.
Kosovës i nevojiten 105 vota për t’u pranuar, derisa në Kongresin e UEFA-s, 28 vota mori për, aq sa i nevojiteshin për t’u pranuar, 24 kundër dhe dy të pavlefshme. Nëse Kosova pranohet në FIFA, atëherë do t’i jepej drita e gjelbër edhe Përfaqësueses së Kosovës për të garuar në kualifikimet e Botërorit “Rusia 2018”, si dhe ekipet kosovare do të luanin në garat evropiane.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s Zvicra është bashkuar me një partneritet të NATO-s për prokurimin e përbashkët të municioneve. Qëllimi i... -
Nivelet e ujit në rezervuarët zviceranë, më të ulëtat në 20 vjet -
Bien me 16% kërkesat për azil në Zvicër gjatë gjysmës së parë të vitit -
Nga sot bien temperaturat në Zvicër, vapës i vjen fundi -
Studim: Frangu i fortë u sjell kursime të mëdha zviceranëve që blejnë në vendet fqinje













