Lajme
Kosova shton 4 shtete evropiane në listën e ndalesës, u kërkohet testi PCR
Italia, Kroacia, Polonia dhe Lihtenshtajni i janë bashkuar listës së vendeve, shtetasit e të cilave nuk mund të hyjnë në Kosovë pa e poseduar një test PCR-negativ. Deri tash, pjesë e kësaj liste janë 20 shtete evropiane, të cilat kanë rrezik të lartë të infektimit, raporton express, përcjell Albinfo.ch.
E për mënyrën se si vendoset që një shtet ka rrezik të lartë të infektimit, kanë dhënë detaje nga Ministria e Shëndetësisë.
Në këtë institucion kanë deklaruar se Kosova vepron në bazë të listës së publikuar në web faqen e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), listë kjo që përditësohet vazhdimisht.
“Lista është e publikuar në web-faqen e ECDC dhe në bazë të saj veprohet edhe në Kosovë. Me rrezik të lartë konsiderohen vendet që kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100.000 banorë”, kanë deklaruar nga ministria.
Bazuar në këtë listë, shtetet të cilat i konsideron Kosova me rrezik të lartë të infektimit janë: Spanja, Franca, Britania e Madhe, Italia, Holanda, Belgjika, Rumania, Polonia, Çekia, Portugalia, Austria, Irlanda, Hungarua, Sllovakia, Kroacia, Sllovenia, Luksemburgu, Malta, Islanda dhe Lihtenshtajni.
Të gjitha këto shtete kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100 mijë banorë, gjë që i bën të jenë pjesë e listës së shteteve me rrezik të lartë.
Situata më e rënduar është në Çeki, Belgjikë e Holandë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














