Futboll

Kosova U19 mund Izraelin, kalon në Ligën A

Kosova U19 ka mposhtur Izraelin, duke kaluar kështu në Ligën A për ciklin e ardhshëm kualifikues për Kampionat Evropian.

Në Gjibraltar, futbollistet nga Kosova fituan me rezultat 2:1 dhe me këtë rast fituan Grupin 3 të Ligës B në raundin e dytë të kualifikimeve për Euro 2024 dhe në kualifikimet për Euro 2025 do të paraqiten në Ligën A. Kualifikimi në Evropian është i mundur vetëm prej Ligës A, transmeton albinfo.ch.

Kosova më herët fitoi 5:0 ndaj Gjibraltarit dhe 4:0 ndaj Luksemburgut. Izraeli kishte fituar dy ndeshjet e para, kështu që sfida e së hënës ishte vendimtare për vendin e parë në grup.

Izraeli kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 36-të, ndërsa pas 14 minutave, në minutën e 50-të, Eriona Elezi barazoi rezultatin.

Golin e fitores e ka realizuar Rreze Gashi në minutën e 71-të.

Ndryshe, në raundin e parë të kualifikimeve, Kosova kishte mbetur prapa Sllovenisë dhe për këtë nuk ia kishte dalë të kalonte në Ligën  A.