Kosova
Kosova: Vrasja misterioze e Oliver Ivanovic
Kush e vrau Oliver Ivanovic, i cili ishte një politikan serb i Kosovës dhe që fliste kundër krimit të organizuar dhe për një pajtim me pavarësinë e Kosovës, shkruan fillimisht televizioni më i madh arab “Al Jazeera”, i cili i ka kushtuar një artikull të gjatë rastit në fjalë.
“Oliver Jovanovic ishte një politikan gjërësisht i respektuar në veri të vendit, i cili, nëse jo në mënyrë unike atëherë me siguri në mënyrë të tërthortë, kishte përqafuar konceptin e pavarësisë së Kosovës dhe u përpoq të ndërtonte ura përgjatë ndarjes etnike për gati 20 vjet,” përcjell albinfo.ch shkrimin e Glenn Ellis për “AJ”. “Është e qartë se disa persona, jo vetëm në Kosovë, kanë pasur interes në shuarjen e zërit të Ivanovic.”
Më tej prestigjiozja arabe përmend edhe të kaluarën problematike të Jovanovicit, të akuzuar për vrasje e shumë shqiptarëve dhe dënimin me nëntë vjet burg nga gjyqtarët e Eulex-it.
“Shumë pak banorë në Mitrovicë mendojnë se vrasje e tij është kryer nga shqiptarët. Ivanovic ishte një pragmatist i njohur. Ai fliste rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe u kthye në zërin e moderuar të serbëve, duke besuar që zgjidhja për dy grupet etnike është pajtimi brenda një Kosove të pavarur. Por kjo ishte kontraverse dhe e vendosi në vështirësi me presidentin e tanishëm të Serbisë, Aleksandar Vucic,” vijon artikulli.
Mitrovica veriore e kontrolluar nga serbët e Kosovës
Mitrovica është një qytet i ndarë fizikisht dhe metaforikisht – ku në jug jetojnë shqiptarët, në veri serbët.
“Banorët e veriut nuk janë të frikësuar nga shqiptarët, por nga serbët kriminelë të cilët shëtisin me xhipa. Në çdo kënd të qytetit shitet drogë. Ka rreth 50 raste të veturave të djegura që nuk janë zbardhur akoma,” citohet të ketë thënë i ndjeri Ivanovic në 2017 për të përditshmen “Vreme”. “Populli e ka humbur besimin te policia.”
Pra vrasja e Ivanovic mund të jetë një larje hesapesh i krimit të nëntokës por mbase edhe një sinjal i shqiptarëve për t’u treguar serbëve se nuk janë të mirëpritur në Kosovë.
Në fund “AJ” ka arritur të kontaktojë edhe kryeministrit e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se “pjesë e investigimit të vrasjes së Ivanovic bëhet në Kosovë” dhe se shteti i tij “është i hapur të shkëmbejë informacione me palën serbe, megjithatë ata nuk kanë marrë shumë nga pala tjetër (serbe).”
Pothuajse 20 vjet pas përfundimit të konfliktit në Kosovë dhe 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë nga Serbia, ata që ndjekin një agjendë paqeje dhe pajtimi e bëjnë këtë duke rrezikuar jetën personale – gjë që të thotë shumë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë të ditur se gjatë muajit maj 2026... -
Në Lozanë hapet ekspozita “Trésors Vestimentaires”, kushtuar veshjeve tradicionale shqiptare -
Nis hulumtimi për diasporën e Maqedonisë së Veriut, hapet anketa për shqiptarët jashtë vendit -
Remitancat në rritje, diaspora vazhdon të mbështesë ekonominë shqiptare -
UNITA lansohet në Zvicër, platforma që synon të lidhë bizneset në nivel global
Jeta në Zvicër
-
Moutier: Afati i fundit për ndërrimin falas të targave të Bernës me ato të Jura-s Në Moutier kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për të bërë falas ndërrimin e targave të... -
Zvicra nga viti 2028 me platformë digjitale për AVS dhe AI -
Fund i një epoke: SWISS ndalon shitjet “duty-free” në avionë -
Zvicra synon lehtësimin e aksesit në pilulën e emergjencës -
BE mbështet reformën për përfitimet e papunësisë për punëtorët ndërkufitarë, kosto shtesë të mundshme për Zvicrën













