Lifestyle
Kosovare Neziri, e treta në “Miss NRW 2017”
Në mesin e 16 bukurosheve kanë qenë edhe tri me rrënjë shqiptare: Arvanita Peci, Arjanita Peci dhe Kosovare Neziri
Kush është vajza më e bukur në gjithë Republikën Nordrhein Westfallen (Rajna Veriore, Vestfalia)? Për të gjetur përgjigjen për këtë pyetje, më 18 nëntor në Köln kanë parakaluar në skenë 16 zonjusha të reja, në kërkim të titullit Miss NRW 201, shkruan news-on-tour.de.
Ato që janë zgjedhur në mesin e pesë të parave fitojnë të drejtën që automatikisht të marrin pjesë në zgjedhjen për Miss Gjermania 2018, transmeton albinfo.ch.
Në mesin e 16 bukurosheve kanë qenë edhe tri me rrënjë shqiptare: Arvanita Peci, Arjanita Peci dhe Kosovare Neziri. Ndërsa prej tyre, suksesin më të madh e ka arritur Kosovare Neziri, e cila ka zënë vendine tretë në një konkurrencë të madhe. Ajo është 24 vjeçe me prejardhje nga Ferizaj dhe jeton në Dyseldorf.
Sipas rregullave të këtij konkursi, Kosovarja, duke qenë në mesin e pesë të parave, ka siguruar në mënyrë automatike pjesëmarrjen në spektaklin e madh “Miss Deutschland 2018”.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit











