Integrimi
Kosovarët, grupi më i madh i azilkërkuesve gjatë janarit në Austri
Ministrja Leitner ka folur për një "lëshim vërtet masiv" të vendit nga kosovarët për arsyen se njerëzve u janë bërë premtime të rrejshme
Grupi më i madh i azilkërkuesve që kanë ardhur në Austri gjatë janarit të këtij viti janë nga Kosova. Nëse gjatë tërë vitit 2014 azil kanë kërkuar 1901 kosovarë, vetëm gjatë muajit të parë të vitit 2015 këtë e kanë bërë më se 1029 shtetas të Kosovës, duke e vendosur Kosovën në vendin e parë të listës së shteteve rekrutuese të azilkërkuesve. Kjo ndodh në një kohë që situata e sigurisë në Kosovë nuk ka pësuar ndonjë ndryshim.
Me këtë numër refugjatësh, kosovarët e kalojnë shifrën e kërkesave të azilit nga Siria. Nga ky vend që prej sa vitesh gjendet në luftë azil në Austri gjatë janarit kanë kërkuar azil 910 veta. Pas tyre vijnë shtetasit e Afganistanit me 622 kërkesa dhe ata të Irakut, me 286.
Ndërsa gjatë vitit 2014 sirianët përbënin grupin më të madh të refugjatëve, të ndjekur nga afganët, rusët dhe kosovarët, shkruan diepresse.at.
Për ministren e brendshme austriake Johanna Mikl-Leitner ky shtim i numrit të refugjatëve nga Kosova është një pretekst më shumë për të kërkuar shkurtimin e procedurave të azilit për shtetasit e “vendeve të sigurta” ku hyn edhe Kosova.
Mikl-Leitner ka bërë fjalë të martën për një “lëshim vërtet masiv” të vendit për arsyen se njerëzve u janë bërë premtime të rrejshme. Po të mos aplikohet procedura e shpejtuar për refugjatët nga vendet e sigurta do të bllokohen kapacitetet për refugjatët e vërtetë të luftës, ka thënë ajo. Ministrja për të arsyetuar kërkesën e saj ka thënë se përvojat e Zvicrës me procedura të shkurtuara për azilkërkuesit e vendeve të sigurta kanë funksionuar mirë.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës











