Integrimi
Kosovarët informohen lidhur me integrimin në Zvicër
Bashkësia e kosovarëve katolikë, është informuar nga autoritetet e komunës Wohlen lidhur me rregullimin shtetëror të Zvicrës dhe integrimin
Të dielën e kaluar është mbajtur në Chappelehof të Wohlenit (Aargau) një aktivitet i komisionit për çështje të integrimit dhe të migracionit që vepron në kuadër të CVP të kantonit. Me dëshirën e bashkësisë së kosovarëve katolikë, në këtë aktivitet është bërë informimi lidhur me çështje të rregullimit shtetëror të Zvicrës dhe me probleme nga përditshmëria.
Rreth 60 kosovarët dhe pjesëmarrësit tjerë janë përshëndetur dhe informuar në lidhje me komunën nga nënkryetari i saj, Paul Huwiler (CVP).
Në vazhdim, mësuesi Daniel Güntert për të pranishmit ka mbajtur një referat interesant prej gjysmë ore në lidhje me rregullimin shtetëror të Zvicrës. Një referat tjetër e ka mbajtur përgjegjësja për integrim në komunën e Wohlenit, Katharina Stäger. Ajo i ka prezantuar publikut informacione të dobishme në lidhje me qasjen me autoritetet, shkollat dhe me procedurat që duhet ndjekur në zyra të ndryshme.
Komisioni për migracion dhe integrim i CVP konsideron se me oferta të tilla që nuk janë të nivelit shtetëror, jepet një kontribut substancial për integrimin e të huajve, shkruan azonline.ch.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër














