Lajme
Kosovarët që vizitojnë Kroacinë do të vetizolohen për 14 ditë
Kroacia ka kthyer masën e karantinimit 14-ditor për vizitorët nga Kosova dhe nga tre vende të tjera të rajonit, pas rritjes së rasteve të reja me koronavirus javën e fundit, kanë njoftuar autoritetet kroate sot.
Nën masën e përkohshme, që hyn në fuqi të enjten, vizitorët – përfshirë edhe ata me pasaportë kroate – nga katër shtete të Ballkanit: Kosova, Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, duhet të vetizolohen për dy javë, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviq.
Ata që shfrytëzojnë Kroacinë për rrugë transit nuk janë të obliguar të karantinohen, e as s’janë të obliguar për këtë masë vizitorët nga dhjetë shtete të Bashkimit Evropian, për të cilat Kroacia ka hapur kufijtë më 1 qershor.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre Mbajtja e pulave në shtëpi po bëhet gjithnjë e më e përhapur në Zvicër, duke u... -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit












