Shkurt.ch
Kosovari dënohet për “torturimin” e peshqve
Prokuroria e përgjithshme Lenzburg-Aarau e ka akuzuar atë se ka shkaktuar ngordhje të dhunshme, të shumëfishtë e me mundime të peshqve. Ai akuzohet se këtë e ka bërë duke kapur peshqit me grep të thyer pastaj duke peshkuar pa pasur njohuri profesionale si dhe pa poseduar librezë peshkatari
Një kosovar është dënuar nga Gjykata e Qarkut në Lenzburg për “shkaktimin e ngordhjes së peshqve përmes mundimeve të mëdha”.
Petriti (emri fiktiv) për shkak të ngatërrimit të datës, kishte lëshuar terminin e mëparshëm të procesit gjyqësor, ndërsa në seancën e caktuar rishtas i riu 28 vjeçar ka shfaqur pendimin e tij për veprimin e gabuar, shkruan azonline.ch
Kosovari që jeton në Freiamt ka lënë përshtypje të mira dhe është treguar kooperativ para gjyqit dhe nuk ka mohuar se ka bërë shkelje të ligjit për mbrojtjen e kafshëve.
Prokuroria e përgjithshme Lenzburg-Aarau e ka akuzuar atë se ka shkaktuar ngordhje të dhunshme, të shumëfishtë e me mundime të peshqve, transmeton albinfo.ch. Ai akuzohet se këtë e ka bërë duke kapur peshqit me grep të thyer pastaj duke peshkuar pa pasur njohuri profesionale si dhe pa poseduar librezë peshkatari.
Ndërkaq Petriti ka përsëritur disa herë se nuk ka pasur informacione për ndryshmin vetëm disa vite më parë, të rregullave të peshkimit. Pa pasur njohuri rreth këtyre ndryshimeve, ai, thjesht, ka dëshiruar të kalojë një ditë të bukur me grill dhe duke u freskuar në liqenin Hallwilersee”.
Por ai, siç ka konstatuar gjyqi, kishte kapur 5-6 peshq dhe i kishte mbajtur ata, “gjysmë të mbytur” në një qese plastike gjysmë të mbushur me ujë. Vërejtjes së gjyqtares se peshqit e zënë, ashtu siç shiheshin në fotografi, nuk mbaheshin sipas rregullave, Petriti i është përgjigjur se “ata edhe ashtu nuk do të jetonin më”, përcjell albinfo.ch. Por ky arsyetim nuk është marrë parasysh nga gjyqtarja. Sipas saj marrja në konsideratë e vuajtjes së cilës do t`i nënshtrohen peshqit, është veprim me paramendim.
Kërkesa e prokurorisë për dënim me 90 njësi ditore nga 30 franga është zbatuar me kusht për dy vjet, për faktin se rregullat e reja të peshkatarisë kanë hyrë në fuqi relativisht vonë. Kështu, Petriti nuk do t`i paguajë këtp 2700 franga, por ai do të paguajë një gjobë prej 800 frangash. Mirëpo, së bashku me shpenzimet procedurale, i gjithë pikniku në Hallwilersee atij do t`i kushtojë rreth 2500 franga.
Kosovari 28 vjeçar, ndërtimtar i papunë, është kapur më parë edhe me vepra penale më të rënda, si detyrim seksual, delikte me narkotikë, falsifikim parash dhe bartje armësh, përcjell albinfo.ch. Mirëpo ai thotë se ky kapitull është tashmë i mbyllur dhe sot ai është një person i qetë i cili, për më tepër i do dhe kafshët. Sias tij, ai mbante në shtëpi një mace dhe një qen.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih














