Lajme
Kosovari me pasaportë kroate false, 900 euro gjobë dhe kthim mbrapa
Një person nga Kosova donte të hynte në Gjermani me pasaportë të falsifikuar prandaj u detyrua nga policia që të kthehej nga kishte ardhur
Të martën e kaluar, Policia Federale e Gjermanisë ka kontrolluar në afërsi të lokalitetit Breitenau dy pesona që po vinin nga Republika Çeke me një Audi me regjistrim gjerman.
Shoferi, shtetas i Serbisë (47 vjeç) u tregoi policëve gjatë inspektimit një pasaportë franceze të refugjatit dhe një pasaportë serbe, shkruan sz.de.
Ndërsa shoferi i tij (38 vjeç) deshi të identifikohej me një pasaportë kroate, transmeton albinfo.ch. Pas kontrollit të këtij dokumenti, lindi dyshimi për falsifikim total, raporton policia federale.
Shërbimet e urgjencës më pas gjetën në bagazhet e tij një letërnjoftim kosovar që ishte në emrin e tij. Kjo çoi në dyshimin e falsifikimit dhe hyrjes së paautorizuar në territorin federal.
Si rezultat, ndaj shoferit u ngrit kallëzimi penal nën dyshimin për ndihmë dhe mbështetje të hyrjes së paautorizuar, përcjell albinfo.ch. Më tutje ai u detyrua të kthehej në Republikën Çeke, prej nga kishte provuar të hynte në Gjermani.
Personi që ishte me të në veturë, kishte një takim të mërkurën në Gjykatën e Rrethit, Pirna. Me sugjerim të Policisë Federale, Prokuroria Publike në Pirna praktikoi një procedurë të përshpejtuar. Kështu, 38-vjeçari u dënua me një burg me kusht prej 90 ditësh, transmeton albinfo.ch.
Gjyqësori gjithashtu ka vendosur një gjobë prej 900 eurosh për personin e dënuar. Kjo u pasua me kthimin e tij të detyruar në Republikën Çeke.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave Nga transporti publik te parkingjet, te pagesat në dyqane ose pagesat e faturave: pavarësisht lidhjes së... -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar














