Shkurt.ch
Kosovari plagos rëndë me thikë një person
Autori i dyshuar, një shtetas 22-vjeçar i Kosovës, është ndaluar dhe më pas i është dorëzuar policisë. Për hetime të mëtutjeshme, ai është arrestuar përkohësisht
Në nënkalimin e stacionit të trenit në Olten, mbrëmjen e së shtunës është shkaktuar një zënkë në mes dy personave. Me këtë rast, njëri nga ta është lënduar rëndë nga goditjet me thikë, ndërsa sulmuesi i dyshuar është arrestuar në vendngjarje. Shkaqet dhe motivi i zënkës ende nuk dihen dhe janë nën hetim e sipër.
Të shtunën rreth orës 18.00, Policia Kantonale e Solothurnit është alarmuar me një informatë se në nënkalimin e stacionit hekurudhor të Oltenit është shkaktuar një zënkë në mes dy personave. Në vendngjarje kanë ardhur menjëherë disa patrulla policore, thuhet në një komunikatë të policisë, përcjell Albinfo.ch. Të parët në vendngjarje kanë arritur dy truproje sigurimi, të cilët kanë arritur të ndërmjetësojnë dhe ta ndalojnë zënkën, në të cilën njëri ka qenë i plagosur.
Autori i dyshuar, një shtetas 22-vjeçar i Kosovës, është ndaluar dhe më pas i është dorëzuar policisë. Për hetime të mëtutjeshme, ai është arrestuar përkohësisht. Viktima e plagosur rëndë është dërguar në spital.
Sipas hetimeve të deritanishme, atij i janë shkaktuar plagë me thikë. Shkaqet dhe arsyet janë duke u hetuar nga organet përkatëse. Policia zvicerane është në kërkim të dëshmitarëve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë EES ka regjistruar mbi 108 milionë hyrje dhe dalje të shtetasve jashtë BE-së, ndërsa mijëra persona... -
Cyrihu shqyrton dhurimin e biletave Interrail për të gjithë 18-vjeçarët -
Zvicra kërkon lehtësim të kontrolleve kufitare në aeroporte gjatë verës -
Provokim me flamurin serb ndaj Xhakës, kapiteni i Zvicrës u përgjigj me gol -
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel













