Integrimi
Kosovari, miliona franga borxhe shtetit të Zvicrës
Ky është një ndërrim karriere sikur i bëhet në një libër fotografik: Nga prodhuesi i makinave Arton B. (29) u bë sipërmarrës i njohur në internet. Ai jeton jetën e tij në maksimum. Fotot e udhëtimeve në avionë privatë janë dëshmia e një jete luksoze. Ai gjithashtu ka shfaqur edhe një pasion për orët e shtrenjta dhe veturat luksoze.
Por, kompania të cilën ai e udhëheq që ka në qarkullim 12 milionë euro, tashmë po raportohet se ka disa probleme. Për këtë Arton B. thotë se janë probleme që i kanë disa kompani, duke thënë se vetëm kanë vonesa në pagesa.
Mirëpo, sipas raportimeve të Blick, transmeton albinfo.ch, Arton B. i ka plot 12 milionë franga zvicerane borxh shtetit.
Sipas informacioneve të Blick, ka të bëjë me mashtrimin dhe pastrimin e parave. Fokusi është në veçanti në transferimin e pesë milionë frangave të një biznesmeni, i cili dëshironte të investonte në këtë biznes.
Ndryshe, kompania e tij ishte specializuar në kriptovaluta dhe kështu kishte sjellë një produkt të ri në treg, përcjell albinfo.ch.
Për kompaninë e Arton B., emri i të cilit është ndryshuar nga gazeta, Zyra e prokurorit publik të Thurgaut tha se është e interesuar që të mësojë gjithçka rreth kompanisë, derisa kanë konfirmuar edhe një procedurë penale.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














