E-Diaspora
Kosovari që u vra në Londër ishte vëllai i modeles së njohur
Flamuri ishte producent në Suedi, lindur në Ferizaj dhe njihej me emrin artistik “Alex”
Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e Krishtlindjes në Londër, kur një babai iu bë atentat para syve të djalit të vogël dhe gruas së tij.
Mediat e huaja raportojnë se Flamur Beqiri ishte vëllai i modeles së famshme Misse Beqiri. Flamuri ishte producent në Suedi, lindur në Ferizaj dhe njihej me emrin artistik “Alex”.
Vëllai i një prej emrave më të njohur në Britani, Misse Beqiri, u përball me plumba në Battersea gjatë rrugës për në shtëpi, rreth orës nëntë të darkës.
Autori ia mbathi nga skena e krimit duke e lënë të vdekur në vend. Nuk dihen ende autorët e krimit, apo ndonjë armiqësi e mundshme që mund t’i ketë marrë jetën.
“Ndodhën shumë shpejt. Kishte tetë deri në 10 plumba”, tha një 60-vjeçare, dëshmitare nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë Misse Beqiri u bë e njohur nga një shfaqje reality dhe ka qenë e martuar me futbollistin Anders Lindegaard. Tani punon si modele dhe është ndër më të paguarat në botë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade Rrjeti i dendur i transportit dhe ndarja e korsive mes mjeteve konsiderohen ndër shkaqet kryesore të... -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla













