Tematike
Kosovari shpallet i papërgjegjshëm, por konfirmohet se ka kryer vrasjen
Sipas Gjykatës kantonale të Lucernit, vepra penale e vrasjes me dashje në këtë rast është përmbushur, por i akuzuari nuk ka përgjegjësi penale
Kosovari që ka vrarë të moshuarin me të cilin ndante dhomën në Klinikën St. Urban të Lucernit nuk lirohet nga fajësia.
Sipas vendimit të Gjykatës kantonale të Lucernit, vepra penale e vrasjes me dashje në këtë rast është përmbushur, por i akuzuari nuk ka përgjegjësi penale.
Në prill të vitit 2017, një pacient në klinikën psikiatrike St. Urban ka rrahur shokun e tij 85 vjeçar të dhomës aq rëndë sa që ai ka vdekur nga ushtrimi i dhunës, shkruan Luzerner Zeitung.
Gjykata kantonale e Lucernit tani ka urdhëruar një masë terapeutike spitalore për të akuzuarin për një periudhë tre vjeçare, transmeton albinfo.ch. 36-vjeçari nga Kosova është i paaftë gjegjësisht pa përgjegjësi penale dhe për këtë nuk dënohet.
Sipas vendimit të gjykatës kantonale, i cili është në dispozitiv, ai ka përmbushur kriteret e vrasjes me dashje.
I akuzuari ka rrahur 85-vjeçarin nga frika e vdekjes, ka dëshmuar ai në seancën dëgjimore më 12 janar 2021. Kosovari vuante nga skizofrenia paranojake në kohën e krimit, përcjell albinfo.ch. Avokati i tij mbrojtës ka kërkuar që ai të lirohet nga akuza për vrasje me dashje dhe që të urdhërohet trajtimi ambulator.
I dyshuari ka qenë në trajtim spitalor në Klinikën Psikiatrike Königsfelden që nga janari i vitit 2018. Në janar të vitit 2020, gjykata penale e Lucernit ka dhënë urdhëresë për masa spitalore (stacionare, një lloj spitali psikiatrik) për veprën penale vrasje me dashje. Mbrojtja e 36 vjeçarit, i cili është baba i tre fëmijëve dhe ish kampion botëror në thaiboks, në atë kohë ka bërë apel kundër këtij vendimi.
Por, Gjykata Kantonale ka konfirmuar gjykimin e gjykatës penale. Vendimi ende nuk është i formës përfundimtare.
Krahas procesit ndaj kosovarit, janë ngritur edhe raportime për dyshimin e vrasjes nga pakujdesia ndaj ish-kryemjekut tëk linikës dhe mjekut në detyrë, transmeton albinfo.ch. Çështja kundër ish-kryemjekut është ndërprerë.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën