Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Berlin: Mbahet Java e Kulturës së Kosovës Nga dje me 10 qershor e deri më 14 qershor në Berlin po mbahet Java e...
-
SRF, me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe për raportet me Zvicrën
-
Zgjedhjet në EU/Austri: Partia e ekstremit të djathtë FPÖ fiton për herë të parë zgjedhjet për Parlamentin Evropian
-
Breshëri dëmtoi rëndë aeroplanin e „Austria Airlines” para aterimit në Vjenë
-
Lorian Musa fiton medaljen e artë në turneun ndërkombëtar të karatesë, në Luksemburg
Jeta në Zvicër
-
Lutry është një nga qytetet më të bukura të vogla në Zvicër Kuriozitet ...
-
SRF, me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe për raportet me Zvicrën
-
Zvicra ashpërson masat ndaj refugjatëve konfliktuozë nga Eritrea
-
Fibula Swiss njofton për rezervimet pas falimentimit të FTI Touristik
-
Çfarë ndodh tani pasi zviceranët refuzuan ndryshimet e sigurimeve shëndetësore?