Lajme
Kosovë: 99 raste të reja me koronavirus, 13 viktima
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 406 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 99 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 12.547 raste nga 47.761 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 480 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.657 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.410.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Drenas, Graçanicë, Kamenicë, Klinë, Mitrovicë, Rahovec dhe Suharekë.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër












