Lajme
Kosovë-Anamal, marrëveshje tregtare
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe Kabil Kurti, kryetar i Klubit të Biznesit të Anamalit kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim tregtar
Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Biznes Klub Anamali, kanë nënshkruar të dielën në Ulqin një memorandum mirëkuptimi, i cili parashikon ngritjen e bashkëpunimit në fushën e tregtisë, shërbimeve të prodhimit, të turizmit dhe transportit ndërmjet dy vendeve.
Sipas një njoftimi lëshuar nga AKB, marrëveshja është nënshkruar nga Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe Kabil Kurti, kryetar i Klubit të Biznesit të Anamalit.
Shahini tha se kjo marrëveshje e bashkëpunimit do të mundëson krijimin e lidhjeve të fuqishme ndërmjet afaristëve kosovarë dhe atyre të Ulqinit, Katërkollin (Vladimirin), Anës së Malit, Tivarit në fushën e tregtisë, turizmit dhe transportit.
“E gjithë kjo është përpjekje e jona e vazhdueshme e përbashkët. Qytetarët tanë shqiptarë dhe ata jo shqiptarë të cilët janë në sezon të verës në Ulqin dhe në vendet e tjera që të kenë pranë vetes sa më shumë produkte kosovare…dhe njëkohësisht të rriten shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve tona”, tha Shahini
Kryetari i AKB-së tha se kjo është përpjekje edhe nga viti i kaluar, ku kanë pasur “Javët e Biznesit Kombëtar” në të gjitha trevat dhe kjo ka shënuar rezultate të kënaqshme.
Sipas tij, sot në disa markete të Ulqinit ka disa produkte të Kosovës, ndërsa të gjitha lokalet afariste të Ulqinit, siç tha Shahini, kanë shprehur gatishmëri të importojnë produkte sa më shumë nga Kosova dhe njëkohësisht të eksportojnë produktet e veta.
“Kosova dhe Mali i Zi, janë shtetet e vetme që Kosova ka bilanc pozitiv sa i përket eksportit. Ne më së shumti kemi eksport me Malin e Zi. Kjo vjen falë bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe presionit që kemi me mediat dhe qytetarët, dhe që jemi të pranishëm në këto treva”, tha Shahini.
Ndërsa Kabil Kurti, kryetar i Klubit të Biznesit të Anamalit, tha se kjo është një marrëveshje e nisur më herët, pasi që Ulqini ka qenë një vendpushim i shqiptarëve nga Kosova, por me ndërtimin e rrugës përmes Shqipërisë dhe u afruan këto dy vende, shumë më afër.
“Përmes kësaj marrëveshje, do të jemi ata të cilët do ti ofrojmë afaristëve kosovarë që produktet e tyre të cilat prodhohen në territorin e Kosovës, të ju mundësojmë që të lidhen me afaristët e Ulqinit për shitblerje më së afërmi”, tha Kurti.
Ai i ftoi të gjithë bizneset kosovare që të ofrohen pranë bizneseve ulqinake që të lidhin kontrata që produktet e tyre në secilën sferë, të bashkëpunojnë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














