Kosova
Kosovë: Bizneset keqpërdorin çmimet
ATK ka bërë të ditur se nga ora 10 ka marrë mbi 200 thirrje për keqpërdorim të çmimeve.
Shumë biznese kanë shfrytëzuar panikun dhe gjendjen që është krijuar pas përhapjes së koronavirusit në shtetet fqinje.
Por, në lidhje me këtë tashmë qytetarëve ATK-ja është në dispozicion të qytetarëve për të raportuar keqpërdorimin e çmimeve, transmeton Indeksonline.
Ky institucion përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare Facebook ka njoftuar se që nga ora 10:00 e deri tani kanë marrë 228 thirrje.
Ky është postimi i plotë i ATK-së:
228 thirrje të pranuara deri tani nga qytetarët
ATK-ja ofron edhe një linje për raportim 038 222 165
Të nderuar qytetarë linja papagës 0800 80 800 është e hapur për të pranuar raportimet tuaja, sa i përket keqpërdorimit të çmimeve te bizneset në Kosovës, me rastin e koronavirusit.
Sot nga ora 10:00 deri tani përmes linjës pa pagës 0800 80 800 kemi pranuar 228 thirrje nga qytetarët, të cilët kanë raportuar rritje të çmimeve, kryesisht te marketet dhe farmacitë, ato janë adresuar tek inspektorët tatimorë për trajtim ligjor.
Për arsye të ngarkesës se madhe të thirrjeve të qytetarëve në linjën pa pagës, Administrata Tatimore e Kosoves ka mundësuar edhe një linje tjetër alternative për raportim: 038 222 165 (kjo linje është me pagesë).
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026












