Kosova

Kosovë: Javë e nxehtë, temperaturat deri 37 gradë

Do të mbajë mot me diell, temperaturat maksimale gjatë javës priten të arrijnë ditën e mart, ndërsa gjatë ditës së enjte parashihen kushte për reshje shiu.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes 1-6 m/s.