Kosova
Kosovë: Kërkohet hetim për falsifikim të votave
Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV), i ka bërë thirrje Prokurorit të Shtetit që të nisë menjëherë hetimet rreth dyshimeve për falsifikim të votave brenda Qendrës për Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Reagimi i DnV-së vjen pas publikimit të disa materialeve nga një media lokale në Kosovë, në të cilën – sipas këtij koalicioni – tre persona dyshohet se diskutojnë lidhur me falsifikimin e votave të kandidatëve subjekteve politike në QNR. Radio Evropa e Lirë nuk e ka konfirmuar vërtetësinë e këtyre materialeve.
“Audio dhe regjistrimet video tregojnë se si numëruesi i votave jep çmimin për ndryshimin e votave brenda kandidatëve të listës së një subjekti politik. I dyshuari po ashtu tregon se sa para kishte marrë ai dhe dy persona të tjerë brenda QNR-së për të ndryshuar votat e një kandidateje për deputete të Kuvendit të Kosovës, që ajo të bëhej pjesë e legjislaturës së VIII”, thuhet ne reagimin reagimin e këtij koalicioni në Facebook.
Demokracia në Veprim u ka bërë thirrje edhe deputetëve që mund te kenë dyshime për falsifikim të rezultatit, që përveç ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, të bashkëpunojnë dhe me organet shtetërore të drejtësisë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shpalli më 4 mars rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, i cili tregonte se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka shënuar fitore bindëse, duke siguruar 58 vende në legjislaturën e re. Partia Demokratike e Kosovës është larg saj me 19 vende e pasuar nga LDK-ja me 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me tetë deputetë. 208 ankesa janë dërguar deri tani që prej shpalljes së rezultatit përfundimtar.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Rritja e presionit financiar godet klasën e mesme zvicerane Shumica e njerëzve në Zvicër konsiderohen si klasë e mesme, megjithatë pasiguria financiare është e zakonshme:... -
Autorët e dhunës në familje në Zvicër së shpejti do të monitorohen 24 orë në ditë -
Grupi sindikal shqiptar “Aktivistët” në Unia organizon tubim informativ në Zürich -
Lucerni bëhet kantoni më i favorshëm fiskalisht në Zvicër -
Hapet sërish qarkullimi në Gotthard Pass në Zvicër











