Kosova
Kosovë: Lejimi i dasmave, gastronomët premtojnë se do të respektojnë rregullat
Ende nuk është vendosur se sa do të jetë numri i mysafirëve të lejuar në dasma
Premtimi i Qeverisë së Kosovës se nga 15 qershorika gjasa të lejohet mbajtja e dasmave është mirëpritur nga Oda Hotelerisë dhe Turizmit.
Ata kanë zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia përkitazi me zbutjen e masave të cilat përfshijnë edhe lejimin e ahengjeve të ndryshme familjare, përfshirë edhe dasmat. Pas këtij takimi ata thanë se me ministrin Vitia u morën vesh që të formojnë grupet punuese për të nxjerr një manual i cili do të respektohet në përpikëri nga të gjithë operatorët ekonomikë.
“Përfundimisht deri më datën 15 qershor do të punojnë grupet punuese në mënyrë që të bëhet një manual, i cili ka me qenë i respektuar nga të gjitha bizneset. Do të ketë manual për sallat e dasmave, do të ketë manual për pishinat, për klubet e natës. Kështu që është një lajm i mirë për të gjithë kurbetqarët që vijnë në Kosovë dhe për të gjithë qytetarët të cilët i kanë prit ndoshta me vite që t’i kryejnë ato ahengje të shenjta të tyre familjare”, tha këngëtari Adrim Muçiqi.
Sipas tij, ende nuk është vendosur se sa do të jetë numri i mysafirëve që do të lejohen në dasma, por tha se çfarëdo numri që e cakton ministria e shëndetësisë dhe IKSHPK, do të jetë i pranueshëm.
“Numrin e personave pjesëmarrës do ta caktojnë profesionistët e grupit punues. Çfarëdo numri që e cakton MSh-ja dhe IKSHPK-së për neve do të jetë i pranueshëm”, shtoi Muçiqi.
Në qoftë se nuk respektohen manualët e përcaktuar nga institucionet shëndetësore, Muçiqi tha se do të rikthehen në gjendjen e mëparshme.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor