Kosova
Kosovë: Miratohet në parim Projektligji për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor
Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në parim Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, me 61 vota pro.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se me këtë projektligj po rregullohen çështjet e mbledhjes së kontributeve nga qytetarët për fondin e sigurimeve, të cilat do të jenë një nga burimet e rëndësishme të financimit të shëndetësisë në të ardhmen, transmeton albinfo.ch.
“Ky projektligj është hapi themelor drejt krijimit të sigurimeve shëndetësore në vendin tonë. Ky proces tashmë është i pakthyeshëm dhe si të tillë jemi duke nisur edhe sot në këtë mbledhje. Me këtë nismë themelohet fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor i Republikës së Kosovës. Për herë të parë po përcaktohen rregulla për listën e barnave të rimbursuara që do të transformojë rrënjësisht mbështetjen që shteti jep për qytetarët e veçanërisht për ata që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.
Me këtë projektligj po rregullohen edhe çështjet e mbledhjes së kontributeve nga qytetarët për fondin e sigurimeve dhe këto kontribute do të jenë një nga burimet e rëndësishme të financimit të shëndetësisë në të ardhmen e afërt. Kësi lloj buxheti që ndahet për shëndetësinë do t’i shtohet edhe kontributi i secilit prej nesh nga të hyrat personale”, tha Vitia, shkruan KP.
Sipas tij, ky është një moment i rëndësishëm për ngritjen e sistemit shëndetësor në nivel të ri.
“Konsideroj që ky është një moment vendimtar për vendin tonë, për marrëdhënien qytetar-shtet, dhe për ngritjen e sistemit shëndetësor në një nivel të ri. Zbatimi i këtij ligji do të jetë një nga sfidat e qeverisë sonë dhe po japim mbështetje më të madhe për shëndetësinë dhe për të ardhmen, qëndrueshmërinë dhe parashikueshmërinë e shpenzimeve për çështje të shëndetit.
Me sigurimin e detyrueshëm çdo qytetar do të ketë qasje në shërbimet bazë shëndetësore, duke reduktuar ndjeshëm barrën financiare, individuale dhe familjare. Me këtë ligj shtohet edhe një burim i qëndrueshëm i rritjes së buxhetit të shëndetësisë publike, kjo do të na jep një frymëmarrje për investime afatgjata në pajisje inovative, në infrastrukturë moderne”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












