Kosova

Kosovë: Paralajmërohet dimër i vështirë, me mungesë rryme

Qytetarëve u është bërë thirrje për kursim

Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, tha se se diimri i ardhshëm është tejet i vështirë për Evropën, e kjo do të ndikojë edhe në Kosovë, transmeton Albinfo.ch.

“Në këtë aspekt është mirë që edhe ne të jemi të vetëdijshëm për çfarë vështirësitë që po na presin. Ne jemi duke i ndërmarrë të gjitha masat që janë të nevojshme dhe të realizueshme brenda një periudhe të shkurtër…  KEK-u është duke i bërë të gjitha përpjekjet në mënyrë që ndërhyrjet në blloqet A dhe B të përfundojnë para dimrit që të minimizohet mundësia për avari. Nga ana tjetër, duhet të kursejmë energji”, ka thënë Rizvanolli.

”Duhet të kursejmë energji, sa u përket masave që po marrim si qeveri. Çmimi i peletit është çështje që preokupon qytetarët, por na preokupon edhe neve si qeveri. Do të shohim edhe nga ana e rregullimit të çmimeve, është duke u përgatitur një rregullore për çmimet e produkteve esenciale. Kursimi i energjisë elektrike do të jetë kyç gjithashtu, secili prej nesh në shtëpitë tona duhet të bëjmë maksimumin”, thekso Rizvanolli.

 


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI