Kosova
Kosovë: Po deshët një kafe, duhet të keni certifikatën e vaksinimit apo një test negativ
Nga dita e hënë (sot), sektorit të gastronomisë në Kosovë do t’i lejohet shfrytëzimi i hapësirave të brendshme, por me kusht që klientët të posedojnë dëshmi se janë të vaksinuar, test negativ apo serologjik.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se verifikimi është i lejueshëm edhe përmes formës elektronike, përmes QR kodit, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë për bizneset që shkelin masat antiCOVID-19.
Gastronomia deri më sot është lejuar të punojnë vetëm në ambiente të hapura.
Sipas vendimit të fundit të Qeverisë, institucionet shtetërore dhe institucionet private detyrohen të paraqesin certifikatën e vaksinimit para hyrjes ku operojnë, përfshirë qendrat tregtare, Call center, gastronomia në ambientet e brendshme dhe të gjithë punonjësit në institucionet publike dhe private që kanë punë me palë.
Kujtojmë se prej 13 marsit 2020, deri më 26 shtator 2021, Kosova ka regjistruar 159.870 raste me COVID-19, prej tyre 152.758 janë shëruar, 4.176 raste janë aktive, ndërsa 2.936 kanë vdekur. Deri më dje, me dy doza të vaksinës janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












