Kosova
Kosovë: Rreth 100 mijë të rinj të papunë, pa shkollë e pa trajnime
Rreth 100 mijë persona të moshës 15-24 vjeçare në Kosovë përveç faktit se janë të papunë, ata nuk janë në shkollë e as nuk ndjekin trajnime profesionale.
Këto të dhëna dalin nga Agnencia e Statistikave të Kosovës për 3 mujorin e parë të vitit 2022.
“Sipas metodologjisë, ASK publikon në baza të rregullta tremujore rezultatet e anketës së fuqisë punëtore dhe klasifikimi i popullsisë nga popullsia e përgjithshme konsiderohet të ajo që nuk hyn në kontingjentin e fuqisë punëtore ose njerëzit fuqi punëtore që janë prej moshës 0 deri në moshën 15-vjeç dhe mbi moshën 65-vjeçare. Kur shikohet kjo, personat joaktivë dhe ata që nuk kërkojnë punë konsiderohen në Kosovë që gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 ishte një shifër mbi 740 mijë persona, nga këta janë 98 mijë e 271 të rinj. Të gjitha këto janë rezultate të anketës të fuqisë punëtore që bazohen me një mostër dhe kornize e mostrës janë të dhënat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2011 me ndryshime demografike dhe ende konsiderojmë që këto rezultate në të ardhmen do të ndryshojnë pasi të bëhet regjistrimi i këtij viti, pasi konsiderojmë se popullsia rezidente aktualisht nuk është kjo shifër siç e kemi në kornize mostër aktualisht”, tha për Kosovapress Ilir Berisha, kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
“Së pari jetojnë në bashkësi familjarë të cilët janë të mbajtur nga prindërit apo familja ka burime të tjera dhe familja nuk bënë ndonjë kërkesë që ata të hyjnë në tregun e punës, si të kërkojnë punë. Mund të kryejnë edhe punë të tjera, të cilat në definicione të punësimit nuk konsiderohen, por që janë obligime familjare, ndihmojnë prindërit e tyre në bizneset e tyre apo në diçka të ngjashme… 07:50 Mirëpo, numri i kontingjentit të popullsisë joaktive që nuk kërkojnë punë dhe që nuk punojnë është duke u rritur vazhdimisht”, thotë Berisha.
E-Diaspora
-
Derbaci shënon dy gola për Zvicrën U19 Mesfushori shqiptar i Aaraut, Dorian Derbaci ka shënuar dy gola në fitoren e thellë të Përfaqësueses...
-
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Gjenevës zgjedh Komitetin e ri
-
Latifi takon Kryetarin e Këshillit Nacional zviceran
-
Shqiptarët në Itali hapin qendrën kulturore “Oda”
-
Varshavë: Filmi “Pikë uji” prezantohet në festivalin prestigjioz
Jeta në Zvicër
-
Vazhdon rritja e rasteve të sulmeve ndaj punëtorëve shëndetësorë në Zvicër Punonjësit shëndetësorë në Zvicër në vazhdimësi janë të rrezikuar nga shumë pacientë dhe të afërm të...
-
Zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër rekomandon vaksinimin kundër gripit dhe COVID-it
-
Çdo vit në Zvicër vdesin mesatarisht 185 persona duke bërë sport
-
Ka vjedhur cigare me vlerë prej 158,000 frangash: 3 vjet burg për kosovarin
-
Derbaci shënon dy gola për Zvicrën U19