CH-Ballkani
Kosovë-Zvicër, marrëveshje bashkëpunimi për menaxhimin e migrimit
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe Departamentit Federal për Punë të Jashtme, i Qeverisë së Zvicrës, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për projektin: “Fuqizimi i Autoriteteve për Menaxhim të Migrimit në Kosovë.”, thuhet në një njoftim për media në Prishtinë.
Kjo marrëveshje është në përputhje dhe në zbatim të Marrëveshjes Kornizë, lidhur me Bashkëpunimin Teknik dhe Financiar, si dhe ndihmën humanitare ndërmjet Këshillit Federal Zviceran dhe Qeverisë së Kosovës, nënshkruar më 6 tetor 2010, dhe që ka hyrë në fuqi më 16 dhjetor 2010.”, thuhet më tutje në njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshja u nënshkrua në respektimin e parimeve demokratike, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, të përcaktuara në mënyrë të veçantë me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, që frymëzojnë politikën e brendshme dhe të jashtme të të dy Palëve dhe përbëjnë një element thelbësor në mënyrë të barabartë me objektivat e kësaj marrëveshjeje të projektit në fjalë.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













