Kosova
Kosovës i dolën 17-fish më shumë veteranë të UÇK-së nga Shqipëria
17-fish më i madh ka dalë numri i veteranëve të UÇK-së nga Shqipëria, se sa vërtet kishin marrë pjesë në luftë.
Nga 176, sa mendohej se ishin fillimisht, numri ka përfunduar në 3000 veteranë, e për një gjë të tillë dëshmon edhe komandanti i operacionit “Shigjeta”, Spiro Butka, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Butka drejton Shoqatën e veteranëve të UÇK-së në Tiranë dhe i ka dëshmuar prokurorit Blakaj për mijëra veteranë të rremë.
Pjesë e shkëputur nga aktakuza e ish-Prokurorit të Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj:
Butka është një prej dëshmitarëve në aktakuzën e ish-prokurorit Blakaj ngritur ndaj 12 anëtarëve të Komisionit qeveritar për njohje dhe verifikim të statusit të veteranit.
Përveç tij, janë edhe 5 persona që dëshmojnë për rritjen enorme të numrit të veteranëve, përfshirë Sami Lushtakun, ish-komandant i Zonës së Drenicës.
Blakaj aktakuzën e tij e kishte ngritur kundër 12 personave, ndër ta ish-komandantë të UÇK-së e zyrtarë të tjerë si Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Shkumbin Demaliaj e Shukri Buja.
Kurse, Nuredin Lushtaku ka shkruar në Facebook rreth përfshirjes së tij në këtë aktakuzë, duke e quajtur atë manipulim, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Lushtaku ka treguar se ai nuk e ka nënshkruar listën e të ashtuquajturës “Brigada Hasan Prishtina”, sepse ka thënë se nuk ka qenë në vijën komanduese të Zonës Operative të Drenicës.
Sipas aktakuzës, mbi 19 mijë persona kanë përfituar statusin e veteranit, pa qenë fare pjesëmarrës në luftë, që në vit i kushtojnë buxhetit mbi 38 milionë euro.
Aktakuza e ish-prokurorit Blakaj, për më shumë se 1 muaj, mbetet në Prokurorinë Speciale, ndërsa Blakaj, në fillim të kësaj jave, dha dorëheqje nga ky institucion.
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












