Kosova
KQZ: Deri në orën 15:00 votuan mbi 28 për qind e kosovarëve
Valdete Daka, kryetare e KQZ-së tha se deri në orën 15:00 kanë votuar gjithsej 532 mijë 288 votues apo 28.89 të votuesve. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, pjesëmarrja është më e vogël për 2 për qind
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 15:00 kanë votuar gjithsej 532 mijë 288 votues, ose 38 për qind e qytetarëve me të drejt vote. Këto të dhëna i publikoi kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në konferencën e rregullt të këtij institucioni. Këto të dhëna sipas saj, janë grumbulluar në mënyrë elektronike nga qendrat e votimit nga të gjitha komunat e Kosovës.
“Në bazë të të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga qendrat e votimit për të gjitha komunat e Kosovës deri në orën 15:00 kanë votuar gjithsej 532 mijë 288 votues apo 38.89 të votuesve. Krahasuar me zgjedhjet lokale të datës 3 nëntor 2013, përafërsisht në të njëjtën kohë kanë votuar 568 mijë e 709 votues apo 31.96 për qind”, deklaroi ajo.
Daka tha se procesi i votimit është duke shkuar me rregull, me përjashtim të disa parregulësve të “vogla” që nuk e prishin procesin zgjedhor.
Daka paralajmëroi se në orën 20:00 do të mbahet mbledhja e radhës e KQZ-së ku do të njoftojnë për numrin e votuesve dhe për procesin zgjedhor në përgjithësi.
Në anën tjetër, përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka vizituar disa qendra të votimit nëpër komunat e ndryshme të Kosovë dhe ka ftuar qytetaret që të votojnë.
“Qytetarët duhet të mendojnë se për kënd duan të votojnë. Ne duam të shohim persona që janë meritor, njerëz që janë të respektuar, njerëz që e dinë punën, njerëz që kanë përgjegjësi dhe duar të pastra”, ka thënë Apostolova, e cila ka qëndruar edhe në komunën e Mitrovicës veriore, ku ka folur për rëndësinë që ka pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje.
“Mendoni se për kënd do të votoni”, ka thënë Apostolova.
E-Diaspora
-
Berlin
Festivali i Filmit Shqiptar po prezantohet në Berlin me 20 filma Në kinemanë historike Kino Babylon shfaqen filma që pasqyrojnë zhvillimin e kinematografisë shqiptare ndër dekada.... -
Kroaci
Mbrëmje e veçantë artistike në Zagreb për diasporën shqiptare -
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini -
Vjenë
Vjenë: Startup-i austriako-shqiptar siguron 3.6 milionë dollarë investim për platformën e dizajnit me AI -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar












