Kosova
KQZ-ja, me çmime super të larta shpenzimesh
Duket se Komisionit Qendror Zgjedhor, në periudhën brenda dy vjetëve, i kanë fluturuar çmimet për shtypjen e materialeve zgjedhore, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se në vitin 2017 librin e votimit A4 e kishte kontraktuar për 30 centë, pas dy vjetëve të njëjtin produkt nga e njëjta kompani e ka paguar gati 3 euro.
Devijime të konsiderueshme të çmimeve të kontraktuara me çmimet e konkurrencës në tregun e lirë ka pasur edhe në produkte të tjera, të cilat i ka identifikuar Koha. Derisa KQZ-ja ka heshtur, kompania ka arsyetuar çmimet e larta me mungesën e përvojës kur ka aplikuar për herë të parë, por edhe produktet që është dashur t’i blejë nga Serbia me çmime më të larta për shkak të taksës prej 100 për qind.
Po ashtu, devijime të konsiderueshme të çmimeve të kontraktuara krahasuar me ato të tregut kanë ndodhur në tenderin për shtypjen e materialeve zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 6 tetor të vitit 2019. Tenderin për shtypjen e materialeve në vlerë prej 88 mijë e 998 euro e kishte fituar kompania “Blendi”. E, çmimet me të cilat kishte ofertuar kanë qenë shumë më të larta krahasuar me ofertën e vitit 2017, ku e njëjta kompani ishte shpallur fituese.
Derisa në vitin 2017 librin e votimit A4 e kishte shtypur për 30 centë, në vitin 2019 të njëjtin shërbim KQZ-ja e ka kontraktuar për 2,95 euro. Në total, institucioni që merret me organizimin e zgjedhjeve ka paguar rreth 8 mijë euro më shumë për 3 mijë libra të votimit.
Fleta llogaritëse në vitin 2017 ka kushtuar 0.08 centë për copë, kurse në vitin 2019 0.17 cent. Diferenca është 10 mijë e 800 euro më shumë.
Rritje enorme të çmimeve ka pasur edhe te zarfi i fshehtësisë, ku diferenca është 12 mijë euro. Derisa në vitin 2017 KQZ-ja ka shpenzuar për këtë produkt 12 mijë euro, në vitin 2019 ka shpenzuar 24 mijë euro.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













