Lajme
KQZ-ja shkeli privatësinë e votuesve të diasporës
Pas aplikimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dërguar e-mail mërgimtarëve, të cilët kanë aplikuar suksesshëm për regjistrim për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit në Republikën e Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Në momentin e konfirmimit të aplikimit të suksesshëm, KQZ-ja ka bashkangjitur të gjitha e-mail adresat në grup, kështu duke shkelur privatësinë e votuesve në diasporë.
Për këtë reagoi juristja e mediave, Flutura Kusari, e cila konsideroi që ky veprim i institucionit ka shkelur në mënyrë flagrante privatësinë e shumë votuesve në diasporë.
“KQZ-ja në mënyrë flagrante e paska shkelur privatësinë e shumë votuesve në diasporë, duke u shkruar në grup. KQZ-ja nuk ka të drejtë të dërgojë e-maila në grup, sepse në këtë mënyrë i bën publike e-mail adresat, pa aprovim paraprak nga votuesit”, tha ajo përmes një postimi në “Facebook”.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











