Kosova
KQZ miraton fletëvotimin për votuesit jashtë Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për votimin jashtë Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025, transmeton albinfo.ch.
Gjatë mbledhjes së fundit të KQZ-së u bë e ditur se do të hartohet një fletëvotim i veçantë për vendvotimet brenda vendit, pasi të sqarohet qartë se cilat gjuhë duhet të përfshihen.
Fletëvotimi për diasporën përfshin të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse, të renditura sipas shortit të mbajtur nga KQZ-ja. Në total janë 24 subjekte zgjedhore: 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Ky hap synon të sigurojë që votuesit jashtë Kosovës të kenë një proces të qartë dhe të drejtë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvend.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni Anxhela B., një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, pas... -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve












