Lajme
KQZ telefonon mërgimtarët nga numra anonimë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të verifikojë përmes telefonit aplikuesit për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, raporton Albinfo.ch.
Mirëpo një gjë e tillë ka shkaktuar pakënaqësi tek bashkatdhetarët duke qenë se thirrjet po u vijnë në telefona nga numra anonimë.
Për një gjë të tillë ka reaguar edhe organizata Germin e cila një gjë të tillë e quan skandaloze.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar verifikimin përmes telefonit të aplikuesve për regjistrim për votim nga jashtë vendit me telefonata që paraqiten ‘ANONIME’ në telefonat e aplikuesve. Këtë gjë na e konfirmojnë raportimet e bashkatdhetarëve tanë, siç mund të shihet në fotot e mëposhtme”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Sikur të mos mjaftonte vendimi i padrejtë e kundër kushtetues i KQZ-së, sipas Germin, zbatimi i tij është skandaloz. “Kërkojmë nga KQZ ta ndaloj menjëherë këtë proces që cënon seriozisht të drejtën e votës për pjesëtarët e diasporë, thuhet më tutje në reagim, përcjell Albinfo.ch.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Ibrahim Berisha shënon historinë, zgjedhet deputet në Parlamentin e Friburgut Zgjedhjet e 7 marsit në Zvicër ia siguruan një ulëse në Parlamentin komunal të Friburgut bashkatdhetarit...
-
Vota e shqiptarëve i siguron Ramajt vendin në qeverinë e komunës zvicerane
-
Shqiptarja, shefe e hetimeve në policinë e Norvegjisë
-
Dua Lipa nominohet për tri çmime prestigjioze në “Grammy Awards”
-
Musa Kamenica zgjidhet sërish asamblist komunal në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Dështon “puçi” i SVP-së: Parlamenti vendos kundër hapjes së restoranteve më 22 mars Në fund, vendimi ishte relativisht i qartë: 121 votuan kundër dhe vetëm 69 pro. Katër deputetë...
-
Zvicër
A do të mbarojë bllokimi më 22 mars apo jo: Parlamenti do të vendosë tani
-
Qeveria zvicerane akuzohet nga parlamenti për “diktaturë të koronës”
-
Shumica e zviceranëve mbështesin masat e koronavirusit
-
Zvicra uron sukses për gratë e Kosovës