Sport
Krasniqi e ëndërron titullin e kampionit botëror
“Me gjithë respektin e duhur për kundërshtarin, unë do të fitoj këtu. Ëndrra ime është titulli botëror. Kjo nuk është vetëm një opsion, por edhe do ta bëj ëndrrën realitet”, u shpreh Krasniqi
Dueli ndërmjet boksierit shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi dhe atij armen po pritet me interesim të madh në Gjermani, shkruan albinfo.ch.
Ky meç do të zhvillohet më 22 prill në Erfurt të Gjermanisë nga ora 22:30 dhe do të transmetohet në televizionin gjerman MDR.
Të boksierët kanë zhvilluar edhe një konferencë të përbashkët, si dhe kanë bërë disa foto.
Boksieri shqiptar është shprehur se e ëndërron titullin botëror. “Me gjithë respektin e duhur për kundërshtarin, unë do të fitoj këtu. Ëndrra ime është titulli botëror. Kjo nuk është vetëm një opsion, por edhe do ta bëjëëndrrën realitet”, u shpreh Krasniqi në konferencën për media.
Ky meç është kualifikues për titullin e botës në kategorinë super të mesme në versionin WBO. Krasniqi si asnjëherë më parë i motivuar dhe i bindur në fitore. Fituesit do t’i hapen rrugët për të shpresuar fitoren e titullit kampion botëror.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku












