Kosova
Krasniqi: PDK nuk do të bëhet pjesë e Qeverisë Kurti
Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se LVV dhe LDK tanimë po tregojnë hapur se se nuk i japin pesë pare për votuesit e tyre, por vetëm për kolltuqet e tyre të ardhshme.
Krasniqi thotë se VV dhe LDK nuk janë të interesuar për asgjë tjetër, përveç për të kapur sa më shumë pushtet.
“Tashmë është e qartë për të gjithë që VV dhe LDK nuk janë të interesuar për asgjë tjetër, përveç për të kapur sa më shumë pushtet. I harruan shpejt premtimet e programin dhe të zhveshur nga çdo maskë, po tregojnë sheshazi që nuk i japin pesë pare për votuesit e tyre, por vetëm për kolltuqet e tyre të ardhshme. Ne shpresojmë se ata s’do ta dëmtojnë Kosovën edhe tash me këtë qasje, siç e kanë dëmtuar gjatë kohës kur ishin në opozitë”, tha Krasniqi.
Krasniqi ka theksuar se PDK e ka bërë të qartë qysh më 6 tetor në mbrëmje se do të jetë në opozitë dhe në asnjë mënyrë nuk do të bëhet pjesë e çfarëdo diskutimi për Qeverinë e ardhshme.
“PDK e ka bërë të qartë që në natën e zgjedhjeve që ne do të jemi opozitë në këtë mandat dhe në asnjë mënyrë nuk do të bëhemi pjesë e çfarëdo diskutimi për qeverinë e ardhshme”, tha Krasniqi për Gazeta Metro.
Kujtojmë se mbrëmë, nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, ka thënë se nëse negociatat dhe koalicioni me LDK-në do të dështojë, partitë e tjera do të jenë mundësia e vetme e tyre për një koalicion dhe arritje të formimit të Qeverisë së re, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike











