Lajme
Krimi ekonomik “ngufatë” zhvillimin e Kosovës
Ekonomia kriminale është e pranishme në Kosovë dhe kjo po pengon ekonominë reale, zhvillimin e shoqërisë, por edhe buxhetin, thotë Ismail Kastrati, ekspert i ekonomisë
Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i Kosovë dhe të hyrat e vogla në buxhet, janë stopuar nga niveli i lartë i krimit ekonomik, që ka mbështjellë vendin. Kështu konsiderojnë përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, të cilët kërkojnë nga institucionet luftë të pakompromis për t’i stopuar dukuritë që ngufasin zhvillimin.
Sipas ekspertëve, korrupsioni shumë i lartë, shkeljet tatimore, krimet që lidhen me prokurimin, kontrabanda, krimet financiare, krimet e drogës janë krimet më të shpeshta në Kosovën e pasluftë.
Agim Shahini është kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit. Ai konsideron se kjo dukuri po shkatërron veprimtarinë e bizneseve, të cilat aktivitetin e tyre e zhvillojnë në mënyrë të rregullt.
“Sipas të gjitha perceptimeve, analizave, hulumtimeve, ekziston krimi ekonomik. Po në çfarë mase asnjëherë nuk mund të vërtetohet kjo, ashtu siç nuk mund të vërtetohen shifrat e sakta për korrupsionin dhe ekonominë joformale. Ky fenomen negativ karakterizohet edhe me haraç, shantazhe të ndryshme, që iu bëhen njerëzve dhe bizneseve”, thotë ai. Ekonomia kriminale është e pranishme në Kosovë dhe kjo po pengon ekonominë reale, zhvillimin e shoqërisë, por edhe buxhetin e Kosovës, thotë edhe Ismail Kastrati, ekspert për çështje ekonomike.
Ai në një prononcim për REL, thotë se krimi ekonomik pengon edhe në mundësitë e zhvillimit të arsimit, shëndetësisë dhe veprimtarive tjera publike. Kastrati konsiderojnë se autoritetet kompetente nuk po tregojnë një gatishmëri për të luftuar këtë dukuri.
“Në realitet, ekonomia kriminale nuk luftohet fare , përveç deklaratave dhe formimin e disa grupeve, komisioneve dhe strategjive, të cilat vetëm në aspektin formal e plotësojnë vakuumin,përndryshe në aspektin real kurrgjë nuk bëhet në këtë drejtim”, thekson Kastrati.
Ndërkaq, Agim Shahini thekson se prania e kësaj dukurie në Kosovë është për shkak të mosfunksionimit të duhur të sistemit të drejtësisë.
“Kjo vjen si pasojë e mosfunksionimit të rendit dhe ligjit, e cila është e nxitur nga njerëzit e papërgjegjshëm, por dhe njerëzit e përgjegjshëm, sepse janë të nxitur nga të parët. Përderisa në Kosovë ende nuk janë të mbrojtur dëshmitarët në nivelin e duhur, kjo do të vazhdojë të jetë në rritje, për shkak se askush nuk e ka atë guxim shpirtëror që të denoncojë gjithë këto dukuri”, shton Shahini.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












