Lajme

Krimi që tronditi Zvicrën, italiani dënohet me 4 vjet dhe dëbim

Ai kishte përdhunuar një 14-vjeçare britanike dhe e ka dehur atë

Një krim kishte tronditur Zvicrën kohë më parë. Një italian 55-vjeçar, i cili punonte si banakier, ishte akuzuar se i kishte dhënë më shumë se që duhet alkool një 14-vjeçareje, pa i kërkuar asaj letërnjoftimin.

Madje, ai akuzohej se kishte përdhunuar, duke e dërguar në bodrumin e resortit, përcjell albinfo.ch.

Italiani e ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale, megjithatë, e ka mohuar se e ka përdhunuar, duke pohuar se gjithçka është bërë me dëshirën e saj, derisa mendonte se ajo ishte 20 vjeçe.

Vajza e mitur ka dhënë se ajo ajo ishte zgjuar në mëngjes pa ditur ku ishte, me rrobat e grisura dhe me dhimbje në të gjithë trupin.

Italiani është dënuar me katër vjet burg dhe i është hequr e drejta pë të shkelur në Zvicër për 10 vitet e ardhshme.