Shqipëria
Kritikohet Kurti, pasi votoi në Shqipëri
Kryeministri i Kosovës është kritikuar pasi ka shkuar të votojë në Zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri
Eugen Cakolli Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) e ka cilësuar të papranueshëm faktin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë si votues në zgjedhjet e përgjithshme paralamentare në Shqipëri, të cilat po mbahen sot.
“Kur dikush në cilësinë e qytetarit të thjeshtë, voton në zgjedhjet e një vendi tjetër, është deri diku e pranueshme. Por, kur qytetari është dikush që mbart pozitë politike, e madje pushtet ekzekutiv, kjo s’është aspak në rregull”, ka shkruar ai.
“E kur qytetari rastis të jetë kryeministër, që përfaqëson edhe platformë politike për zgjedhjet në vendin tjetër, kjo e bën situatën të papranueshme”, ka shtuar Cakolli.
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj vlerëson se kryeministri Albin Kurti po interesohet më shumë për zyrtarët e partisë së tij në Shqipëri sesa për fatin e qytetarëve të Kosovës.
“Albin Kurti për të satën herë po shfaqet në Shqipëri si kryeministri i Kosovës që më shumë i interesojnë bashkëpartiakët atje se fati i bashkëqytetarëve këtu. Ndërkohë Shqipëria ka arritur numrin e 400 mijë qytetarëve të vaksinuar, në Kosovë janë vetëm 20 mijë të tillë në pritje të një tjetër kontigjenti ndihmash me vaksina”, ka shkruar Hoxhaj.
Këto komente ai i ka bërë teksa është takuar me drejtorin e Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdajn. Hoxhaj tha se nga ai është informuar se në Prizren s’ka asnjë vaksinë në dispozicion. “Në takimin me Drejtorin e Përgjithshëm të Spitalit të Prizrenit, Dr. Afrim Avdaj mësova se në këtë qytet të madh nuk ka asnjë vaksinë të vetme në dispozicion ndërkohë që kërkesat e qytetarëve janë të larta. Edhe qendrat e tjera të vaksinimit në Kosovë janë të mbyllura”, shkroi Hoxhaj.
“Njerëzit po infektohen edhe më shumë, të tjerët po vdesin në mungesë të vaksinave e kryeministri Kurti me ministrat e tij por bëjnë xhiro me xhipa e deklarata për mot të mirë në Shqipëri. Por parashikimet në Kosovë nuk janë të tilla z. Kryeministër. Janë të errëta dhe për të cilat do të mbash përgjegjësi!”, shtoi ai.
Një grup i organizatave të shoqërisë civile me anë të një letre ia janë drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.Në letrën e këtyre organizatave që punojnë me dhe për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian kërkohet që të sigurohet qasje e barabartë për këto komunitete në shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe shërbime publike dhe ujë të pijshëm.
Mungesa e këtyre shërbimeve, sidomos në ato shëndetësore dhe ujin e pijshëm bënë që këto komunitete në kohë pandemie të jenë më të rrezikuarit për t’u prekur nga COVID-19.
Në letrën e 10 organizatave drejtuar kreut të ekzekutivit, vihet në pah se për shkak të kushteve jo të mira ekonomike është e pamundur të ndiqet arsimi i detyrueshëm. Ndër të tjera si problëm i madh për këto komunitete është diskriminimi dhe stigmatizimi nga ana e shoqërisë, edhe në tregun e punës.Këto komunitete ballafaqohen me vështirësi të mëdha në sigurimin e punësimit.
Kjo letër kërkon nga kryeministri Kurti, të ndihmojë këto komunitete në eliminimin e antigjipsizmit, dhe mundësimin e qasjes së barabartë në shëndetësi, shërbime, arsim dhe punësim. Përveç kryeministrit, letra iu është dërguar edhe presidentës Vjosa Osmani, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe Ambasadorëve: të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Zvicrës dhe akterëve të tjerë.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria










