Futboll
Kriza e tre yjeve shqiptarë në Angli
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Shkodran Mustafi nuk po kalojnë momente të mira në karrierën e tyre
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë dy yjet shqiptarë që luajnë në Angli, derisa përfaqësojnë Zvicrën, kurse Shkodran Mustafi është kampion i botës me Gjermaninë më 2014.
Por, tre futbollistët shqiptarë nuk po kalojnë momente të mira në Angli, shkruan albinfo.ch.
Mustafi ka pasur shumë pak minuta në Arsenal, ku është paraqitur vetëm në Kupë dhe Ligën e Evropës, kurse nuk është paraqitur në Premierligë.
Xherdan Shaqiri, ashtu si edicionin e kaluar, nuk po ka minuta në Liverpool, kurse sikur të mos mjaftonte kjo, edhe lëndimet e kanë shqetësuar. Shaqiri mund të largohet në janar, sepse nuk ka minuta te kampionët e Evropës.
I fundit është Xhaka. Edhe pse e nisi shumë mirë dhe u bë kapiten i Arsenalit, gjesti i javës së kaluar, ku ofendoi tifozët, ka bërë që tifozët e Arsenalit të kërkojnë largimin e tij, derisa nuk u grumbullua fare në dy ndeshjet e fundit për skuadrën londineze.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër Autoriteti zviceran i barnave, Swissmedic, ka autorizuar për herë të parë një medikament që mund të... -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video”












