Lajme
Nëse mendojmë pa gazin rus, do t’ia dalim
Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Shell”, Ben van Beurden, ka paralajmëruar se Europës mund t’i duhet të kufizojë nevojat energjetike për disa vjet, pasi kriza parashikohet se do të zgjasë me shumë sesa një dimër, raporton “Financial Times”.
Ky parashikim nga kreu i kompanisë më të madhe të naftës dhe gazit në Europë, vjen pas reduktimit të ndjeshëm të furnizimeve të gazit rus, çka solli një rritje rekord të çmimit të gazit në vendet europiane, duke kërcënuar të zhysë ekonominë e kontinentit në një recesion të thellë.
Kjo krizë do të testonte “solidaritetin” midis vendeve anëtare të BE-së, pasi qeveritë u detyruan të vendosnin se si të mbanin industritë kryesore në këmbë, tha Van Beurden të hënën, ndërsa rajoni përgatitet për një të ardhme pa gazin rus.
“Mund të kemi një sërë dimrash ku do na duhet të gjejmë zgjidhje përmes kursimeve efikase dhe gjetjes shumë të shpejtë të alternativave”, tha ai. “Mendimet se kjo do të jetë disi e lehtë, ose do të përfundojë, janë një fantazi që duhet ta lëmë mënjanë”.
Çmimi standard i gazit në Europë u rrit me pothuajse një të tretën javën e kaluar, duke shënuar më shumë se 343 euro për megavat orë të premten. Ky është një çmim tridhjetë herë më i lartë se dy vjet më parë dhe dhjetë herë më shumë se ai aktual në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Paralajmërimi i Ben van Beurden u mbështet edhe nga drejtori ekzekutiv i “TotalEnergies”, Patrick Pouyanne.
“Këshilla ime për qeveritë dhe politikanët europianë është që duhet të mendoni pa gazin rus dhe nëse mendoni pa të, ne do t’ia dalim”, tha ai.
E-Diaspora
-
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë Bernard Dika është një nga figurat më të suksesshme të politikës lokale në Toskanë, ka arritur... -
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












