Kosova
Kroacia paralajmëron ndërtimin e kampit ushtarak në Kosovë, alarmohet Serbia
Ministri i jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman ka njoftuar sot, gjatë vizitës në Kosovë se Kroacia do ta ndërtojë një kamp ushtarak në Kosovë, për të krijuar siguri edhe më të madhe në rajon si dhe theksoi mbështetjen e këtij shteti në dialogun Kosovë-Serbi.
Kjo, si duket nuk u ka pëlqyer mediave serbe, të cilat, paralajmërimin për ndërtimin e kampit ushtarak kroat në Kosovë e quajtën provokim të ashpër nga Zagrebi.
Gjatë një takimi që ministri i jashtëm kroat Gordan Grlic Radman e pati me homologen e tij në Kosovë, Donika Gërvalla, është bërë e ditur që Kroacia do të ndërtojë një bazë ushtarake në Kosovë.
Mirëpo, media serbe “Kurir” titullin e këtij lajmi e ka vendosur “Provokim i ashpër nga Zagrebi: Kroacia po ndërton një bazë ushtarake në Kosovë dhe Metohi”.
Ai, gjithashtu potencoi se Kroacia është kundër çdo ndryshimi të kufijve në Evropën Lindore.
“Ne kemi vendosur të krijojmë një kamp ushtarak në Kosovë që do të kontribuojë në stabilitetin. Kroacia së fundmi mori një vendim për të rritur kontigjentin e saj ushtarak brenda operacionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë dhe operacioni i KFOR-it është i një rëndësie të veçantë për Kroacinë, sepse është në fqinjësinë tonë të afërt, e cila mund të ketë implikime të veçanta për stabilitetin e të gjithë rajonit”, tha ai.
Gjithashtu, ministri i jashtëm kroat u deklarua edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin tha se do të japin mbështetjen e tyre.
“Ne mbështesim dialogun dypalësh midis Kosovës dhe Serbisë dhe shpresojmë se do të gjendet një zgjidhje”, tha Gordan Grlić Radman në konferencën e përbashkët për shtyp me ministren e jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Ai shprehu shpresën se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë në qershor dhe përcolli pritjen që pavarësia e Kosovës do të njihej nga vendet që deri tani nuk e bënë këtë.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Autorët e dhunës në familje në Zvicër së shpejti do të monitorohen 24 orë në ditë Zvicra po planifikon të shtojë luftën e saj kundër dhunës në familje duke futur monitorim elektronik... -
Grupi sindikal shqiptar “Aktivistët” në Unia organizon tubim informativ në Zürich -
Lucerni bëhet kantoni më i favorshëm fiskalisht në Zvicër -
Hapet sërish qarkullimi në Gotthard Pass në Zvicër -
Resorti zviceran St. Moritz më i shtrenjti në botë për prona













